http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2200 mësuesit qe dolën te dobët nga vlerësimi i Ministrisë se Arsimit, do t?i nënshtrohen kualifikimit. Asnjë nuk do te largohet nga puna, por përmes trajnimit nga pedagoge te Universiteteve, do te synohet përmirësimi i tyre ne fushat ku kane mangësi. Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, sqaroi se nuk do te ketë provim për këta arsimtarë, por kualifikim edhe per mësues te tjerë per rritjen e cilësisë.
Ky proces vjen pas vlerësimit kombëtar qe iu be një vit me pare arsimtareve ne rang vendi, te cilët kishin me pak se 20 vite pune. Nga raporti kombëtar rezultoi se 12% e mësuesve dhe drejtuesve te shkollave qe iu nënshtruan testimit dolën te dobët, 64% kane nevoje për kualifikim dhe 25% janë ne nivel shume te mire. Trajnimi i mësuesve do te behet brenda 100 ditëve. Ndërkohe, Ministria e Arsimit deklaroi se këtë 4-vjeçar, pagat e arsimtareve do te rriten me 40%
Këto deklarata, ministria Lindita Nikolla i beri pas shpalljes se mësuesit te vitit. Dhurata Myrtollari mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë ne shkollën ?Kushtrimi i Lirisë? u vlerësua nga një komision, si mësuesja me e mire nder ata qe kishin marre pjese ne konkurrim.