Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një valixhe e dyshimtë pranë ambasadës amerikane në Tiranë mbajti në ankth përreth një orë policinë, por pas shpërthimit të telekomanduar, rezultoi se valixhja ishte bosh.
Qytetarë të zonës lajmëruan forcat e rendit rreth mesditës për valixhen vetëm disa metra larg murit të ambasadës së SHBA-ve në një rrugicë mjaft të populluar.
Skanimi paraprak i valixhet edhe nga forcat e sigurisë së ambasadës amerikane konstatoi se brenda saj nuk kishte asnjë element të rrezikshëm që mund të çonte në ndonjë shpërthim.
Për më shumë lexoni nëhttp://www.oranews.tv/vendi/gjendet-nje-valixhe-e-dyshimte-prane-ambasades-amerikane/