Report TV - Tiranë,valixhe pranë Ambasadës kryhet shpërthim i kontrolluar

2018-05-03 0

TIRANE - Një valixhe e dyshimtë është gjetur pranë Ambasadës Amerikanë në Tiranë. Valixhja plastike me ngjyrë gri ndodhet pranë murit të Ambasadës, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit. Zona ka edhe prezencë të madhe studentësh por edhe biznesesh dhe nuk përjashtohet që ajo të jetë harruar. Pikërisht një vit më parë një studente harroi valixhen fare pranë hyrjes së Ambasadës në anën lindore të saj.

Valixhja është vendosur lënë në një rrugicë me qarkullim të kufizuar, ndërsa e gjithë zona monitorohet nga kamera sigurie të Ambasadës Amerikane por edhe bizneseve përreth. Personi që ka lënë valixhen është fiksuar nga kamerat dhe mësohet se është identifikuar nga policia.

Shqiptarja.com ka siguruar video dhe foto nga vendi i ngjarjes. Ekipet anti-eksploziv të xheniove do të bëjnë verifikimet e mundshme nëse kemi të bëjmë apo jo me një objekt të rrezikshëm. Valixhes do t'i bëhet shpërthim të kontrolluar për të shuar çdo dyshim.

Free Traffic Exchange