Report TV - Tiranë,valixhe e dyshimtë pranë Ambasadës së SHBA

2018-05-03 0

TIRANE - Një valixhe e dyshimtë është gjetur pranë Ambasadës Amerikanë në Tiranë. Valixhja me ngjyrë gri ndodhet pranë murit të Ambasadës, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit. Zona ka edhe prezencë të madhe studentësh por edhe biznesesh dhe nuk përjashtohet që ajo të jetë harruar. Pikërisht një vit më parë një studente harroi valixhen fare pranë hyrjes së Ambasadës në anën lindore të saj.

Shqiptarja.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes. Pritet mbërritja e ekipeve anti-eksploziv për të bërë verifikimet e mundshme nëse kemi të bëjmë apo jo me një objekt të rrezikshëm.

Free Traffic Exchange