Shkodër, kapet i riu me 118 doza kokaine - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
118 doza kokainë dhe 68 kg kanabis sativa janë sekuestruar në dy operacione, në Shkodër dhe Fier, ndërsa u vënë në pranga 4 persona. Aksioni i agjentëve antidrogë në Shkodër u zhvillua në zonën e pedonales.

Sipas policisë, Harusha shpërndante lëndën narkotike në zonën e pedonales pranë lokaleve të natës. Në momentin e arrestimit 26-vjeçari nuk ka bërë rezistencë ndaj policisë, ndërsa policia me pas ka kontrolluar banesën me qira të Harushës ku i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 114 doza të tjera kokaine. Në shtëpi u sekuestruan edhe 9 telefona celularë, si dhe një sasi lekësh.


Ndërkohë në Fier, policia sekuestroi rreth 68 kg kanabis sativa, ndërsa prangosi tre persona. Sipas policisë në momentin e arrestimit, trafikantët po përgatiteshin për shitjen dhe trafikimin e saj. Uniformat blu bëjnë me dije se droga ishte fshehur dhe groposur në 4 fuçi plastike në një sere perimesh, pranë banesës së tyre. Në pranga ka rënë Mitat Stani, 58 vjeç, Përparim Stani, 30 vjeç dhe Arti Stani, 28 vjeç.

Free Traffic Exchange