Ka nisur seanca në Gjykatën e Durrësit për Marjen Fierzën dhe shokun e tij Genti Nderjakun. I pari njihet si miku i ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Fierza dhe Nderjaku u arrestuan dy ditë më parë gjatë një aksioni të policisë në Durrës, ndërsa brenda në automjetin tip "Porsche" u gjetën dy armë zjarri pistoletë.
Pronësinë e armëve e ka marrë Genti Nderjaku i cili ka deklaruar se e ka me leje, ndërsa policia sqaroi një ditë më parë se i ndaluar ishte lejuar që ta mbante armën vetëm brenda në banesë dhe jo jashtë saj.