Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pronari i një lokali në fshatin Çërravë të Pogradecit është vënë në prangat e policisë pasi në ambientet e biznesit iu gjetën sasi tritoli, granata luftarake, si edhe disa objekte të dyshuara si antike. I arrestuari është Thanor Pupa, 36 vjeç.
?Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij në fshatin Çërravë iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa lejë, si edhe disa objekte të dyshuara si antike? thotë policia.
Policia gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj babait të tij, A.P, 72 vjeç, banues në Çërravë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, këtij të fundit iu gjetën e sekuestruan katër armë gjahu të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/i-kapen-tritol-granata-luftarake-dhe-objekte-antike-ne-lokal-arrestohet-pronari/