Një 36- vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi në ambientet e lokali të tij i janë gjetur sasi tritoli, granata ushtarake, si dhe disa armë objekte të cilat dyshohen si antike.
Në pranga ka rënë 36- vjeçari Thanor Pupa, banues në fshatin Çërravë të Pogradecit, ndërsa ka filluar një procedim penal ndaj babit të tij, A.P, 72 vjeç, pasi ju gjetën në shtëpi katër armë gjahu të cilat i posedonte pa leje.
Njoftimi i policisë:
Policia arreston ne flagrancë një shtetas, i cili në ambjentet e lokalit të tij posedonte sasi tritoli, granata luftarake, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë edhe babai i këtij të fundit, pasi në banesë, iu gjetën e sekuestruan 4 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
· Thanor Pupa, 36 vjeç, banues në Çërravë-Pogradec.