Ora News – 360 Gradë - Kryemadhi: Besoj tek Basha. Rama e përdori si Metën në 2007

2018-05-03 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në ?360 Gradë? nga Artur Zheji në Ora News, tha se gjatë fushatës, Basha u bë kamxhik në duart e Ramës kundër LSI-së.
Kryemadhi: E para njëherë, unë besoj te z. Basha. Pse besoj te z. Basha? Besoj te ambicia që ka ai për të ardhur në pushtet. E dyta, besoj dhe nuk do të dëshiroja ta besoja kurrë seia ka me hile vetes së tij, pavarësisht se mungesa e eksperiencës në politikë dhe mungesa e eksperiencës politike në marrëveshjen me Edi Ramën e bëri që të krijonte probleme për veten e tij në zgjedhjet e 25 qershorit. Unë mendoj që është në të njëjtin pozicion siç ishte Ilir Meta në 2007 kur Edi Rama e përdori LSI-në për të marrë mandatin dhe pastaj bëri gjithë atë furtunën e ndryshimeve kushtetuese brenda 24 orëve në natën e errët.
Luarasi: Ju ia falët zotit Basha gjithë fjalimet e tij kundër LSI-së për një periudhë 1 mujore? Më të egra ishin fjalimet e Bashës për LSI-në sesa fjalimet e Ramës.
Kryemadhi: Politika është një gjë që e para njëherë, edhe unë kam folur kundër Bashës. Por faktikisht çfarë ndodhi, kush fitoi? Fitoi Edi Rama.
Luarasi: Në fakt unë jam kundër kësaj lloj politike.
Kryemadhi: Zoti Basha u bë kamxhik në dorën e Edi Ramës kundër LSI-së.
Luarasi: Në qoftë se unë të besoj ty si parti dhe para një muaji thoje më të keqen e mundshme kundër z.Basha, dhe pas një muaji më thua që unë kam besim te z. Basha. Unë kam patur dyshimet e mia si mbështetëse e partisë tënde psh.
Kryemadhi: Në një debat, në qoftë se unë do të ulem ballë për ballë me z.Basha dhe ai do të ngrejë argumenta, ose z.Zheji apo dikush tjetër do të na nxjerrë përballë se cfarë ka thënë z. Basha në fushatë dhe çfarë ka thënë Monika apo Petrit Vasili në fushatë për z.Basha, ne do të ballafaqohemi dhe do të lejmë argumentat tona.
Ka një problem. Kush është problemi? Problemi i gjithë gjërave është se z. Basha tha se ka argumenta që tregojnë për shushunjat e LSI-së, por dolën që shushunjat më të mëdha ishin të PS.
Me ardhjen e ministrave teknik që z.Basha i vuri në qeverinë e z.Rama, të gjitha shushunjat e LSI-së i hoqi z.Basha me firmën e tij.
Task-forca u ngrit vetëm për të hequr njerëzit e LSI-së dhe ikën faktikisht dhe sot e kësaj dite, me përjashtim të një ose dy drejtorëve që nuk ishin të ngrirë nga Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, nuk ka asnjeri.
Luarasi: Atëherë përse keni besim te z. Basha?
Kryemadhi: Unë kam besim te z.Basha sepse besoj që nuk do të pranonte kurrë që ky vend të qeverisej nga krimi i organizuar. Këtu mendoj se z.Basha mendon që fëmijët e tij ti rrisi në Shqipëri.
Zheji: Dhe që nuk mund të shkojë kundër interesave të veta.
Kryemadhi: Unë e besoj këtë gjë sepse merret me politikë dhe besoj që ai e ka atë kapacitet politik dhe intuitë politike për të krijuar një karrierë të vetën politike, i cili është po prapë shumë i ri. Po unë nuk pretendoj se qenka i ri, nuk do rrijë të presë sa të mbarojë Edi Rama.
Zheji: Kemi të bëjmë me nj...