Basha bllokon foltoren, Ruçi e përjashton

2018-05-03 0

Vendimin për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, që supozohej ta merrte me konsensus, mazhoranca e shtyu për të premten tjetër, pas një seance të tensionuar, të shoqëruar me 5 ndërprerje dhe përjashtimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga seanca.

Shkak i vendimit të kryeparlamentarit u bë bllokimi i foltores nga Basha. Kryetari i demokratëve Basha nuk pranoi një vendim të marrë me shumicë votash nga deputetët socialistë, për të mos e zhvilluar këtë të enjte debatin. Vendimit të mazhorancës iu bashkua edhe LSI, e cila tha se i duhej më shumë kohë për t?u përgatitur, por Basha këmbëguli që debati të zhvillohej o sot o s?ka.

?Sot dhe jo nesër, shqiptarët meritojnë debat në këtë sallë. Ju vini të papërgatitur për debat për një arsye të thjeshtë; sepse ju nuk e doni debatin. Dhe ti ngre kartonat këtu për ti mbyllur gojën opozitës me kartona, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Opozita është për të bërë debat dhe jo për të të bërë fresk ty?.

"Ne nuk diskutuam në Konferencë të Kryetarëve fare për këtë çështje. Shtyjmë seancën, t'u japim mundësi të gjithëve. Kërkojmë patjetër kohën që të përgatisim diskutimin. Kjo është një situatë e papritur dhe mendoj që kjo është një pabarazi", u shpreh nga ana e tij Petrit Vasili.

Ndërsa kreu i Kuvendit Ruçi tha:

"Dy grupet parlamentare, të ndeshur para të papriturës që ju doni debat për këtë çështje, në kundërshtim me atë që ju nuk keni shprehur në Konferencën e Kryetarëve thonë që për t'ju dhënë të drejtën ju për të folur, të shtyhet për seancën tjetër. Atëherë kush është dakord që të shtyhet për seancën tjetër?"

Në mesditë, teksa demokratët nuk e liruan foltoren, kryetari Ruçi vendosi ta shtyjë seancën për në orën 18:00. Por edhe pas 8 orësh, situata nuk ndryshoi dhe Ruçi i kujtoi Bashës se po e toleronte.

"Nuk po ushtroj kompetencën që më jep rregullorja si Kryetar i Kuvendit për të thirrur Byronë e Parlamentit, për të marrë masa akoma më të rënda për situatën e sotme. Seancën e deklaroj të mbyllur, mirupafshim?.

Jashtë ambienteve të Kuvendit, Basha akuzoi mazhorancën se po rrezikon paqen sociale dhe bashkë ekzistencën demokratike.

"Paqja sociale është e rrezikuar, bashkëekzistenca demokratike është e rrezikuar dhe opozitës i lind jo vetëm e drejta por, detyrimi, ti bëjë thirrje shqiptarëve të marrin Parlamentin në duart e tyre".

Tv Klan

Free Traffic Exchange