Haradinaj kërkon të vërtetën për demarkacionin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Haradinaj kërkon të vërtetën për demarkacionin

Demarkacioni me Malin e Zi është një nga dy kushtet e fundit që Kosova duhet të përmbushë për Liberalizimin e Vizave. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se marrëveshja e arritur deri më tani mes qeverisë së kaluar dhe Podgoricës është e gabuar.
Në një intervistë për ?Evropa e Lirë?, Haradinaj u shpreh se është në process për te gjetur rrugen e duhur për shënjimin e kufirit.
?Në gjendjen e tanishme askush nuk ka se si të ndërhyjë, për shkak se është një gjendje e atillë, ku Mali i Zi e ka ratifikuar Marrëveshjen dhe e ka kryer obligimin e vet nga një marrëveshje paraprake. Kurse Kosova nuk po arrin ta ratifikojë në Parlament me shpjegimin se të gjeturat janë gabim. Pra, versioni ekzistues është gabim nga Komisioni (paraprak). Tani ne jemi në proces për të gjetur të vërtetën dhe vetëm pasi ta kemi një gjendje çfarë do të na ndihmojë që ta hapim temën, atëherë po do t'i drejtohem në fillim partnerëve politikë të gjithëve në Kosovë, po edhe partnerëve ndërkombëtarë që të trajtohet kjo temë në përputhje me substance?
Gjatë intervistës, Haradinaj shpjegoi edhe arsyet se pse Kosova u tërhoq nga anëtarësimi i saj në dy organizata të rëndësishme ndërkombëtare, si UNESCO dhe INTEROPL-i. Sipas kryeministrit, axhenda jo e qëndrueshme dhe zgjedhjet e qershorit, kanë bërë që qeveria e re të rishqyrtojë strategjinë deri në antarësim.
HARADINAJ: ?KUFIRI? ESHTE NE PROCES
?MARREVESHJA AKTUALE ESHTE E GABUAR?