Një 18-vjeçare Sarentina Duka, nënë e dy fëmijëve të mitur, është zhdukur prej tetë ditësh në Delvinë në fshatin Kopaçez. Zhdukjen e saj e ka denoncuar bashkëshorti i së resë 32 vjeçari me inicialet M.Duka, ndërsa e motra Gabriela Rroshi, thotë se është e frikësuar se mund ti ketë ndodhur diçka të motrës, pasi duke qenë e re mund edhe të ketë ikur me një person tjetër.
?Kemi frikë se i ka ndodhur diçka e keqe, Sara nuk mund të largohej nga fëmijët. Do të kishte folur me mua, nëse do të kishte me dëshirën e saj. Më kishte thënë se me bashkëshortin nuk kalonte mirë, por kur e pyesja nëse e kishte dhunuar më përgjigjej jo. Nuk di çfarë të them, kam frikë se i ka ndodhur diçka e keqe. Kam frikë se mos është larguar me një person të tretë sepse ajo ishte e re. ka lënë dy fëmijë të mitur më i vogli nëntë muajsh ndërsa vajza e madhe është 2 vjeçe. I bëj thirrje Sarës që të më kontaktojë të më tregojë vetëm që është mirë, unë do shkoj ta mar kudo të jetë?, thotë motra e saj në një lidhje telefonike për Report Tv.