Report TV - Bllokimi i foltores nga Basha, Balla: PD kërkon kauza, negociatat me PD

2018-05-03 0

Taulant Balla në përfundim të Kuvendit deklaroi se ?Më vjen shumë keq dhe ndaj të njëjtin vlerësim si Ruci, respektimi i rregullores. Nëse ka një nen të shkelur nga kryetari i Kuvendit, Basha dhe PD kanë të drejtën ta thonë. Edhe tani nuk gjejnë një nen që të jetë shkelur. Koha kur Kuvendi ishte një tetar jo i këndshëm ka mbaruar dhe sot është rasti më i mirë për t?u thënë se nuk ka deputetë të vecantë dhe super deputetë. Edhe mua mu ndërpre fjala nga Ruci, kur kalova kohën që kisha në dispozicion. Dhe kjo duhet të jetë një praktikë pune.

Seanca të posaçme për reformën zgjedhore
Kjo është një gjë, që PD shpërdori gjithë këtë kohë të rëndësishme për cdo deputet se ata të PD që çuan kot kohën brenda sallës. Unë dua t?u them, se seanca e përcaktuar është e enjtja tjetër.

Basha bëri thirrje për qytetarët, si e komentoni?
Nuk e komentoj. E kam dëgjuar, jemi lodhur me këtë. Nuk e komentoj Bashën. Kuvendi po hyn në një bindje që respektimi i rregullores duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Cdo grup të respektojë edhe grupet e tjera. PS dhe LSI në respekt të asaj që ishte vendosur e morën vendimin për ta shtyrë. Bashës i sugjeroj që të konsultojë rregulloren e Kuvendit, nuk e ka të drejtë që të kërkojë thirrjen e Konferencës së Kryetarëve. Konferenca është organ konsultativ sepse vendimet e saj i referohen seancës, pasi është ajo që merr vendimet.