Pa kaluar 48 orë nga operacioni i policisë ?Vjeshtë 2017? në Durrës, ku u prangosën dy persona të rrezikshëm Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku, Report TV ka mundur të sigurojë një dokument që duket se zbeh këtë aksion. Njëri prej personave të dyshuar si shok i anëtarit të bandës së Lul Berishës, e ka pasur armën me leje vetëm 6 muaj para se të arrestohej. Report TV ka siguruar faksimilen ku policia i ka dhënë leje për të mbajtur armë Genti Nderjakut.
Ky i fundit e ka marrë lejen në datën 28 prill 2017. Leja për pajisjen me armë të një personi i cili cilësohet i rrezikshëm nga policia, është firmosur nga Drejtori I Policisë Haki CCako dhe është propozuar nga vet Policia e Durrësit. Pikërisht kjo leje, tregon se si një person I dyshuar pjesë e një bande, pajiset me armë nga vet strukturat e shtetit.
Genti Nderjaku është pajisur me një pistoletë dhe 50 fishekë, por që ishte i detyruar ti mbante në banesë ose tek bizneset e tij. Por I dyshuari si afërm I bandës së Lul Berishës e mbante me vete këtë pistoletë. Pavarisht se Policia zhvilloi një operacion për arrestimin e Marjel Fierzës dhe Genti Nderjakut, ky I fundit pritet të lihet I lirë nga Gjykata e Durrësit për shkak se armën e ka me leje.