Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama bëri një përmbledhje të lehtësirave që u janë krijuar qytetarëve përmes reduktimit të dokumentave në letër.
Rama listoi me rradhë dokumentat që nuk do të printohen më nga qytetarët por do të mundësohen nga zyrtat e shtetit.
Rama: Dëshiroj të bëj një përmbledhje të masave të marra deri sot lidhur me një nga zotimet kryesore por dhe një nga rrugët kryesore që janë hapur për të çliruar sa më shumë energji pozitive dhe nxitur rritjen ekonomike që lidhet me uljen e peshës së burokracisë.
Sot jemi në një situatë të ndryshme nga ku ishim pak ditë më parë. Ka numër të konsiderueshëm letrash që përkthehen në korruptim, pritje, shpenzime që nuk duhet tu kërkohen më qytetarëve nga shteti duke filluar nga certifikata personale dhe familjare.U bëj thirrje qytetarëve që të refuzojnë çdo kërkesë të çdo zyre për certifikatë në letër dhe të kërkojnë aty në sportel që cilido që u kërkon një gjë të tillë ta bëjë vetë. Certifikatat familjare dhe personale janë në sistem dhe nga sistemi zyrat e shërbimit të shtetit duhet ti nxjerrin pa asnjë qindarkë në kohë reale për t?iu dhënë qytetarëve shërbim. Vërtetimet e pensionit po ashtu.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-qytetareve-ja-lista-e-dokumentave-qe-skeni-me-nevoje-te-printoni/