Vijon dita e dytë e takimit mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Takimi katërpalësh mes diplomatëve po mbahet në Selanik, ku temat kryesore ishin siguria, terrorizmi, ekstremizmi dhe bashkëpunimi mes vendeve të rajonit. Ministri Bushati e vlerësoi këtë si takim të rëndësishëm për të forcuar e thelluar më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit, që sipas tij, do të shërbejnë dhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
"Vendet tona kanë përballuar disa momente të vështira në fushën e sigurisë, luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe ekstremizmit të dhunshëm: "Në ketë moment po skicojmë disa fusha për të shtyrë me tej bashkëpunimin, që shpresojmë do na ndihmojë në procesin e integrimit si Shqipërinë, ashtu edhe Maqedoninë", theksoi ministri Bushati.
Gjatë qëndrimit në Greqi, në Takimin e Dytë Ndërministror, ministri Ditmir Bushati foli për televizionin grek ?ERT?. Bushati tha se ky është një takim mes vendeve të Ballkanit, që ndajnë interesa të përbashkëta përveç përkatësisë evropiane.
Sipas tij, këta vende kanë administruar së bashku momente të vështira në fushën e sigurisë, krizës së refugjatëve, luftën kundër trafiqeve të ndryshme dhe ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu, ministri tha në Tv grek se po bashkëpunon me vendet e Ballkanit për policinë, në fushën e energjisë dhe në krijimin e një perspektive dhe horizonti të qartë ekonomik për të gjitha vendet.