Ora News – Atentati në Vlorë, gjykata vendos 20 ditë burg për Ferdinant Llanaj

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën burg me afat 20 ditor për Ferdinand Llanajn, personi i cili mbeti i plagosur gjatë një atentati në Vlorë në 1 tetor të këtij viti . Prokuroria kishte kërkuar për të masën ?arrest me burg? për armëmbajtje pa leje, kërkesë kjo që nuk u pranua nga gjykata duke dhënë vetëm 20 ditë burg.
Gjykata e Vlorës ka lënë në masën burg me afat 20 ditor burg Ferdinant Llanaj, vëllain e Aleksandër Llanaj, i cili mbeti i plagosur gjatë një atentati në Vlorë me 1 tetor 2017.
Trupa gjykuese vendosi këtë masë megjithëse Prokuroria kishte kërkuar ?arrest me burg?.
39-vjeçari së bashku me të birin 8 vjeçar dhe Dritan Begën 52 vjeç u qëlluan me breshëri kallashnikovi në rrugën Transballkanike pranë një karburanti, nga dy persona ende të paidentifikuar.
Dritan Bega dhe Ferdinand Llanaj ndodheshin në makinën Benz me targa VL 6368 C.
Ndërsa djali i Ferdinand Llanaj ka qenë në afërsi të makinës dhe banesës ku ka ndodhur ngjarja dhe ka marrë plagë në krah nga xhamat e thyer të makinës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/atentati-ne-vlore-gjykata-vendos-20-dite-burg-per-ferdinant-llanaj/

Free Traffic Exchange