Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka zbardhur detaje të reja nga situata e krijuar, ku u përjashtua nga punimet për 10 ditë Lulzim Basha, dhe ku opozita ndodhet e ngujuar në sallë prej mesditës. Duke folur për Report Tv, Paloka tha se opozita do vijojë të qëndrojë në Kuvend, nëse nuk do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për Reformën Zgjedhore.
Sipas tij, opozita dhe aq më pak Lulzim Basha kanë shkelur rregulloren, duke shtuar se ishte vetë Gramoz Ruçi që ra në kurthin e tij të gjoja zbatimit të rregullores pa tolerancë.
?Nuk kemi asnjë shkelje të rregullores nga PD dhe sa më pak nga kryetari i PD. Përkundrazi është Gramoz Ruçi që ra në kurthin e tij të gjoja zbatimit të rregullores pa tolerancë, sepse nuk i dha të drejtën e fjalës kryetarit të opozitës për një kërkesë që rregullorja e parashikon. Akti i Ruçit nuk një akt për të vendosur rregull sipas rregullores së kuvendit, por akt politik?, tha Paloka..