Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijoi në mënyrë të pazakonte seanca e sotme parlamentare me rend dite ngritjen e Komisionit të reformës zgjedhore.
Prej orës 11:00 kryetari i PD-së, Lulzim Basha vijon të qëndrojë brenda në Kuvend pavarësisht se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi përjashtimin e tij dhe i kërkoi të lërë sallën.
Bashkë me deputetët e grupit parlamentar ata vijojnë të qëndrojnë brenda ndërsa në orën 18:00 është parashikuar vijimi i seancës.
Nëse Basha del jashtë sallës së Kuvendit ai nuk mund të futet brenda pasi garda nuk do ta lejojë pas vendimit të Ruçit për përjashtim.
Opozita kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të caktuar orën kur do të nisë debati për objektin e komisionit ndërkohë maxhoranca vendosi me anë të kartonit ta shtyjë javën tjetër.
PD akuzon maxhorancën se kërkon ti mbyllë gojën.
"Të vendosur për të rezistuar" shkruan deputetja demokrate Vokshi, në një postim në facebook shoqëruar dhe me foto brenda Parlamentit (Ora 14: 30, 5 tetor)
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-kerkon-debat-per-objektin-e-komisionit-te-reformes-ps-kunder/