Nëse pyet ekspertët për futjen e biznesit të vogël në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, pjesa më e madhe e tyre përgjigjen se është një nisëm e cila një ditë duhet të bëhet.
Zef Preçi /Drejtor i qendrës për kërkime ekonomike
Në planin e qëllimit afatgjatë, përfshirja në skemën e TVSH-së të biznesit të vogël, duhet konsideruar si pozitive.
Artan Gjergji/Ekspert ekonomie
?Nëse nuk keni blerë nga furnitori me faturë TVSH-je, vet ju duhet të jeni i interesuar të shisni me faturë TVSH-je?
Mendimet e ekonomistëve ndahen te kostot që kjo reformë e cila ul evazionin fiskal sjell te sipërmarrësit e vegjël. Një pjesë e tyre edhe mund të falimentojnë, prandaj ata këshillojnë qeverinë që të marrë iniciativat e duhura për kategoritë vunerabël.
Zef Preçi /Drejtor i qendrës për kërkime ekonomike
"Numra biznesesh që janë me normë shumë të ulët fitimi rrezikojnë të dalin nga tregu dhe ky është rreziku më i madh?. Artan Gjergji: ?Do të humbasë atë pjesë të fitimit që realisht duhej tatuar, kështu që normalisht ka kosto, por kosto që i takon juridikisht për të paguar?.
Edhe brenda skemës së TVSH-së, bizneset mund të mbijetojnë thotë Artan Gjergji. Ata mund të përdorin në grup të njëjtën kasë fiskale, duke ndarë kostot, ose duke patur një normë më të ulët të TVSH-së.
Artan Gjergji/Ekspert ekonomie
?Do të humbasë atë pjesë të fitimit që realisht duhej tatuar, kështu që normalisht ka kosto, por kosto që i takon juridikisht për të paguar?.
Deri tani janë afro 60 mijë tatim pagues të cilët nuk janë subjekt tatimit mbi vlerën e shtuar. Të gjithë bizneset që kanë xhiro deri në 5 milion lekë nuk futen në këtë skemë. Qeveria është duke studiuar variantin që të përjashtojë nga TVSH shitësit ambulantë që bëjnë xhiro deri në 2 milion lekë. Futja në këtë skemë rrit çmimin e mallrave që ata shesin me 20%, ndërsa ngarkohen me kosto të tjera siç është blerja e kasës fiskale dhe shërbimi i mirëmbajtjes së saj.
Tv Klan