Dhoma Amerikane: Inspektime, jo lufte

2018-05-03 0

Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë kërkojnë që vizitat e Inspektorëve Tatimorë të jenë më të rralla. Alketa Uruçi tha se në shumë raste, kontrollet tatimore marrin 2 deri në 3 muaj e në fund nuk gjejnë asnjë shkelje.

Duke iu referuar aksioneve anti-informalitet, amerikanët thanë se ata presin inspektime dhe jo luftë.

"Jo me aksione, jo të dhunshme në një farë mënyre, me inspektorë të shumtë që shkojnë bllokojnë aktivitetin".

Por drejtorja e tatimpaguesve të mëdhenj tha se për bizneset VIP nëse sipërmarrjet duan më pak vizita nga tatimorët, ata të përmbushin detyrimet që kanë.

"Nëse ju do të përmirësoni situatën tuaj në çdo aspekt, të jeni të sigurt që vizitat do të jenë shumë herë më të pakta".

Sektori i prodhimit, shërbimet, tregtia dhe ndërtimi do të jenë në qendër të aksionit që qeveria ka shpallur prej 1 Tetorit. Te bizneset e mëdha, në fokus të inspektimit do të jetë edhe niveli i pagave që deklarohet.

Tv Klan

Free Traffic Exchange