Report TV - VIDEO/Ruçi i pret fjalën, debati që solli përjashtimin e Bashës

2018-05-03 0

Gramoz Ruçi i tërhoqi vërejtje dhe më pas përjashtoi nga punimet e seancës kryetarin e PD, Lulzim Basha i cili nuk lëshoi foltoren pasi u shpreh kundër vendimit të Kuvendit për shtyrjen e diskutimeve të reformës zgjedhore për javën e ardhshme.

Basha akuzoi Ruçin se do mbajë përgjegjësi për shkeljen e rregullores së Kuvendit, por Ruçi i tërhoqi vërejtje, ndërsa ndërpreu seancën për 5 minuta. "S'dua ta nis seancën e Kuvendit me ndëshkimin tuaj si deputet. Uluni z.Basha, ke prej dy minutash që ke pushtuar foltoren. Tërheq vërejtje sipas rregullores, 5 minuta pushim", tha Ruçi.

Edhe pas rinisjes së seancës, Basha nuk u largua nga foltorja e Kuvendit çka bëri solli tensionimin e seancës dhe për rrjedhojë marrjen e masës ndëshkimore nga Gramoz Ruçi për përjashtimin e kryetarit të PD. Opozita insiston që diskutimet në Kuvend të bëhen gjatë kësaj seance dhe jo të ketë shtyrje për javën e ardhsme. Kjo është masa e parë disiplinore e Ruçit që prej zgjedhjes në krye të Kuvendit në fillim të shtatorit.