http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama u ka kërkuar qytetarëve të mos pranojnë asnjë kërkesë që mund t?u bëhet në institucionet shtetërore, për dorëzim certifikatash lindjeje. Dokumentet gjenden në portalin e-Albania. Sipas tij, qeveria ka vendosur lehtësim të qytetarëve dhe sipërmarrjeve nga burokracia.
E nëse qytetarët do të përballen përsëri me kërkesa për certifikata, ata duhet të raportojnë se nëpunësi përkatës, do të marrë përsipër pasojat.
Kreu i qeverisë i dha përgjigje edhe shqetësimit për ata qytetarë, të cilët nuk dinë të përdorin internetin apo nuk kanë mundësi aksesi me të. Rama doli në një konferencë të posaçme për shtyp për të dhënë detajet e lehtësimit të procedurave burokratike.