Lezhë - I nevojshëm prej vitesh, hapet gjimnazi për nxënësit e Torovicës

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nxënësit e fshatit Torovicë në Lezhë tashmë nuk do të udhëtojnë gjatë për të ndjekur shkollën e mesme. Prej kësaj të hëne në këtë fshat është hapur gjimnazi, i cili do të jetë në funksion të nxënësve të kësaj zone. Të rinjve iu është lehtësuar ndjekja e mësimeve pasi vështirësitë ekonomike kishin detyruar shumë prej tyre të braktisnin shkollën pasi mbaronin klasën e nëntë.
Nxënëse: ?Pa shkollë nuk kemi çfarë të bëjmë. Çdo vajzë është martuar në moshë të re sepse nuk ka pasur shkollë. Prindërit nuk kanë pasur mundësi që ti dërgojnë në shkollë dhe janë detyruar të martohen të reja.?
Drejtori i Arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj thotë se hapja e gjimnazit është një mundësi e mirë shkollimi për nxënësit e zonës të cilët për shumë arsye nuk e vijonin arsimin e mesëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/i-nevojshem-prej-vitesh-hapet-gjimnazi-per-nxenesit-e-torovices/