Për herë të parë - Thertore publike në Tiranë, Veliaj: Rrit cilësinë dhe ul çmimin e mishit

2018-05-03 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga sot, qytetarët e Tiranë do të kenë një thertore publike për të blerë produktet e mishit. E para në llojin e vet, thertorja është hapur në zonën e Vaqarrit dhe ka për qëllim rritjen e cilësisë dhe sigurinë e produkteve të mishit. Kryetari i bashkisë së Tiranës, tha se qëllim tjetër është edhe ulja e çmimit të mishit, ndërsa kërkoi nga operatorët privatë që të kujdesen për sigurinë në thertoret e tyre.
Është hapur në Tiranë thertorja e parë publike, që garanton cilësinë e produkteve të mishit. Thertorja është hapur nga Bashkia e kryeqytetit, dhe është pozicionuar në zonën e Vaqarrit.
Kryebashkiaku Veliaj tha se përveç rritjes së sigurisë, futja e një operatori publik ka për qëllim edhe uljen e çmimeve në treg.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/standard-i-ri-i-tregtimit-te-mishit-ne-tirane-hapet-thertorja-e-pare-publike/

Free Traffic Exchange