Deklarata - Elbasani jo rast i izoluar, Berisha: Në Shkodër ligjin e bëjnë killerat

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, përgjegjës për situatën e krimit në vend është kryeministri Edi Rama.
Duke folur jashtë Kuvendit, ai tha se Rama është kryetari i meduzës së krimit të organizuar.
Sipas tij, Elbasani nuk është rast i izoluar. Në Shkodër, tha ai, krimi është 2-3 herë më agresiv dhe po gjunjëzon biznesin.
Berisha: Ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë mos të them tre herë më agresië është në Shkodër. Qytet nga i cili po ikin biznesmenë, po i dorëzojnë krimit bizneset sepse serial-killerat dhe trafikantët në Shkodër bëjnë ligjin në çdo sekondë të 24 orëshit. Vlorën e patë vetë në çkatandisje është. Më pyetet për deklaratën. Deklarata është kjo: Shqipëria ka një kryetar të meduzës së krimit të organizuar, Edi Rama. Çdo deklaratë i jep strehë atij që është koka e meduzës. Për mua kryekumbara i Shqipërisë është Edi Rama.Sepse kur ju kërkua të mos vendosë Artur Bushin e vendosi, u tha shqiptarëve se burrë më të ndershëm se Elvis Rroshi nuk ka. Është Rama që ka zonën e vetë Vlorën. Është Edi Rama që ato 5 vota që merr në Shkodër i merr përmes bandave të krimit. Është Rama që mbushi parlamentin me vrasës, trafikant, familjarë të së cilit, vëllai Olsi ka kaluar disa herë kyufrin me makinën e famshme të kokainës. Nëse flasim për krimin duhet të flasim për Edi Ramën, nëse nuk flasim për Edi Ramën dhe krimin atëherë mbrojmë Edi Ramën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elbasani-jo-rast-i-izoluar-berisha-ne-shkoder-ligjin-e-bejne-killerat/

Free Traffic Exchange