Report TV - Kriza në PD, Basha rrëzon platformën e rebelëve

2018-05-03 0

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka sinjalizuar dje rrëzimin e platformës së 63 eksponentëve të kësaj partie, për ringritjen e partisë më të madhe në opozitë, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit. Të gjitha parashikimet e platformës së ?grupit rebel? konsistojnë në një pikë të vetme: Në goditjen e kryetarit Lulzim Basha, duke kërkuar zgjedhje të reja brenda 9 muajsh. Por, deputetë të Partisë Demokratike mendojnë se, kjo platformë nuk i shërben opozitës dhe sfidave të saj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, i kontaktuar nga Shqiptarja.com ka ironizuar platformën e 63 eksponentëve të PD, me në krye Astrit Patozin dhe Ridvan Boden. Pollo thotë se është kurioz për platformën për ringritjen e partisë së Bamir Topit. ?Jam kurioz për platformën e ringritjes së partisë së Bamir Topit?, pohon Pollo. Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha për Shqiptarja.com se çdo qasje përtej opozitës ndaj keqqeverisjes së vendit nuk u shërben demokratëve dhe vendit.