ELBASAN-Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Enea Bekteshit, i cili akuzohet se goditi makinën e policisë së zv/drejtorit me ?Audi?-in e blinduar në datë 18 shtator.
Enea Bekteshi, që njihet si miku i dhëndrit të kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini u arrestua pasditen e sotme në qytetin e Cërrikut.
31-vjeçari pas incidentit me policinë ishte larguar nga Elbasani në drejtim të Cërrikut duke u fshehur në banesën e kunatit, i cili gjithashtu u arrestua nga policia.
Policia deklaron se Enea Bekteshi ishte drejtuesi i mjetit tip ?Audi? me targa AA 795 EP i blinduar që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA në Lagjen ?Dyli Haxhire? pranë tregut Agro ? Ushqimor.
Në operacionin për arrestimin Bekteshit morën pjesë FNSH Tiranë dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Enea Bekteshit gjatë arrestimit iu gjet dhe sekuestrua edhe një sasi kanabisi, ndërsa kunati i tij, Aleks Pupuleku 40 vjeç u arrestua, pasi iu gjet një bajonetë. Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.