Report TV - Lidhja me Sigurimin, Murrizi:15 spiunë në Kuvend, ja ku fshihen

2018-05-03 2

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, sfidoi disa ditë më parë ligjvënësit shqiptarë, teksa publikoi përgjigjen e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për raportin e tij me ish-Sigurimin. Deputeti Murrizi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com thotë se, vetëm një deputet i është përgjigjur sfidës së tij, duke iu drejtuar komisionit, për të verifikuar nëse ka pasur apo jo lidhje me ish-Sigurimin. Ai është deputeti Romeo Gurakuqi.

138 deputetë të tjerë nuk i janë përgjigjur sfidës. Murrizi thekson se, sipas informacioneve të tij, 15 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, deputetët spiunë fshihen në grupet parlamentare të tre partive kryesore në vend, sidomos në Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Myslim Murrizi mendon se kjo është arsye se pse deputetët nuk i drejtohen komisionit, për ta zbardhur para shqiptarëve të kaluarën e tyre.