Koalicioni i Vëzhguesve Vendore publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 qershorit. Përfaqësuesja e KVV, Gerta Meta deklaroi se procesi zgjedhor u karakterizua nga një frymë konfliktuale e politikës, çka reflektoi drejtpërdrejtë edhe tek zgjedhësit. Sipas Metës edhe në këto zgjedhje u vu re që demokracia shqiptare vijon të jetë e brishtë.
?Procesi i zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 u karakterizua nga një frymë konfliktuale e politikës, çka reflektoi drejtpërdrejtë edhe te zgjedhësit.
Fushata zgjedhore e parakohshme bëri nul të gjitha rregullimet ligjore që sigurojnë mbarëvajtjen e mbulimit mediatik të veprimtarisë financiare të subjekteve apo mbi administratën publike?deklaroi ajo.