Në intervistën e saj të parë televizive për Report TV, pas marrjes së detyrës si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur për sfidat në sektorin e shëndetësisë shqiptare. Reforma në shëndetësi është shpallur si një prioritet i rëndësishme i qeverisë ?Rama 2?.
Ministrja ka shpallur dhe objektivat e ministrisë së Shëndetësisë dhe prioritetet në periudhat afatshkurtra dhe afatgjata, por konkretisht është fokusuar tek aksionet për lirimin e hapësirës publike pranë spitaleve:
?Në 100 ditët e para të ministrisë, kemi nisur me aksionin e pastrimin e hapësirave pranë spitaleve.Kemi plane afatgjata dhe afatshkurtra, ne do të vijojmë aksioni tonë për 100 ditët e ardhshme por të gjithë spitalet rajonalet. Janë 1200 metra katrore sipërfaqe që janë si mjedise të uzurpuara pranë spitaleve të vendit . Aksioni ynë ka nisur nga Elbasani dhe do vijojë në të gjithë vendin" .
Gjithashtu ministrja e ka cilësuar si të rëndësishme dhe njëherësh u bënë thirrje të gjithë nënave, grave, vajzave të bëjnë mamografinë dhe të kapin në kohë problemet që lidhen me kancerin e gjirit. Ajo tha se sa më shpejt të lokalizohet kjo çështje aq më shumë shance kanë gratë për t?i shpëtuar sëmundjes së kancerit.