stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Marinela Mata dhe banorë të tjerë të pallatit pas Tregut Elektrik, ankohen në emisionin ?STOP? për vërshimin e ujrave të zeza në bodrumin e pallatit. Ata kanë kërkuar zgjidhje nga UKT, por vazhdojnë të bashkëjetojnë me ndotjen, rrezikun e infeksioneve dhe erën e keqe.
Në degën e UKT-së të njësisë numër 10, pasi verifikojnë gjendjen në terren thonë se banorët duhet të drejtohen në Drejtorinë e Përgjithshme, në zonën e Medresesë. Në një përgjigje zyrtare të kësaj të fundit, thuhet se është marrë masa urgjente provizore për tubacionin e dëmtuar dhe po punohet për zgjidhje përfundimtare për zëvendësimin e këtij tubacioni.
?Unë jam Marinela Mata. Jam banore në pjesën e Tregut Elektrik. Pronarët, që kanë bërë pallatin, na kanë lënë një tub të ujrave të zeza në garazhdin e pallatit. Pronari Bujar Nurka ka ikur dhe nuk duket më sepse edhe pjesën e pallatit e ka lënë një skandal të vërtetë!?
Marinela tregon se banorët e pallatit kanë bërë një kërkesë për problematikën e ujrave të zeza në Bashkinë e Tiranës, por nuk kanë gjetur zgjidhje.
?Kemi një kënetë poshtë pallatit!?, shton ajo. Gjithashtu edhe banorët e tjerë ankohen për erën e keqe që është shpërndarë në pallat, që ka depërtuar edhe në shtëpitë e tyre, duke e bërë të pamundur jetesën në to.
Marinela thotë se kanë lajmëruar edhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë, por as ata nuk e kanë zgjidhur plotësisht problemin e tyre.
?Kjo ka një vit. Tani është përhapur shumë, nga pjesa e ashensorit vjen më shumë. Zgjidhje nuk vjen as nga bashkia e as nga UKT-ja, kështu që menduam emisionin ?STOP?, shprehet një tjetër banor.
Gazetarja e emisionit ?STOP? i drejtohet UKT-së, ku komunikoi me inxhiniere Lelën.
Inxhinierja Lela ? Pallati pas Tregut Elektrik?
Gazetarja ? Po, tek parkingu i ?
Inxhinierja Lela ? Është brenda në parking.
Gazetarja ? Po, brenda në parking, bëhet fjalë për bodrumin e pallatit.
Inxhinierja Lela ? Po e hoqa gjithë këtë tubin, aty bëhet nami me ujëra të zeza dhe prapë unë do rri, do kthehem në gjendjen ekzistuese, që do të thotë se nuk kam bërë asgjë. Unë kam bërë një ? domethënë e kam çuar ? ma jep një çikë shkresën Nazi, të lutem! Kam çuar shkresën për zgjidhje të problematikës në drejtori, te drejtoria jonë. Sepse ai bodrumi nuk është se janë krijuar situata nga ne, aty vetëm uji dhe ujin unë e shmanga, rrjedh pak ëëë ? po të them, sepse këto janë tuba, nuk janë hermetikë.
Gazetarja ? Domethënë zgjidhja duhet të vijë nga ? ?
Inxhinierja Lela ? Nga drejtoria, departamenti inxhinierik, ato shkojnë e shohin. Ajo nesër ikën?
Juristi ? Te zyra e projektimit në Drejtori të Përgjithshme, tek Medreseja.
Gazetarja ? Aty është një liqen ?
Inxhinierja Lela ? Jo, liqen s?është aty.
Gazetarja ? Është liqen.
Inxhinierja Lela ? Aty 2 cm ujë ka.
Gazetarja ? Jo, tani unë them që është liqen sepse kam qenë.
Inxhinierja Lela ? Kur je futur ti?
Gazetarja ? Ditë...