Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Fieri, Kryeministri Edi Rama komnetoi deklaratat e Ambasadorit Donald Lu në lidhje me situatën e krimit në vend. Rama tha se brenda pranverës së vitit 2018 situata e kriminalitetit në vend do të ndryshojë, ndërsa njoftoi se së shpejti do të ketë rezultate konkrete për incidentin e Elbasanit. Në Fier Kryeministri nisi turin e konsultimeve për buxhetin e vitit 2018.
Duke mbështetur deklaratat e ambasadorit Donald Lu, kryeministri Edi Rama premtoi se shumë shpejtë do të ketë veprime të pandërprera të Policisë së Shtetit për të goditur bandat kriminale dhe pasurive të tyre.
Rama: Me fazë të re kam thënë kundër të atyre që quhen të fortët kundër feudeve të ndara sipas influencës dhe për t?i shkuar pas aseteve kriminale. Shumë që e tha edhe ambasadori amerikan. Ne po punojmë intensivisht.
Ndodhi në Elbasan një ngjarje që mori goxha jehonë mediatike dhe që shërbeu edhe si një lloj katalizatori për të rritur propagandën për këtë çështje. Ju siguroj se çështja e Elbasanit është në ndjekje të vazhdueshme. Opozita dhe analistët gojën kanë, me gojën punojnë dhe nëpërmjet gojës ushqehen.
Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për atë çështje dhe shumë shpejtë do të ketë veprime të pandërprera të policisë së shtetit për të goditur organizatat kriminale dhe për të goditur të inkriminuarit brenda policisë së shtetit sepse në zona ku veprojnë këto lloj forcash ka inkriminim të policisë së shtetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lu-per-klanet-kriminale-rama-shume-shpejt-veprime-te-panderprera/