Kryemadhi thirrje për front të gjerë opozitar: Koha nuk pret më!

2018-05-03 0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje të mërkurën për krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër qeverisë ?së inkriminuar? Rama.

Ajo tha se LSI nuk ka asnjë kompleks nga bashkëpunimi në opozitë me të gjithë forcat e majta dhe të djathta kundër Ramës.

Gjatë një fjalimi në Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ajo tha se ?ne do të bëjmë një analizë kapilare dhe rifreskim të strukturave tona në të gjithë vendin dhe do të ftojmë këdo që dëshiron t?i bashkohet projektit tonë politik për një opozitë ballore, të fortë dhe të pakompromis, konstruktive dhe të aftë për të qeverisur në lartësinë e qytetarëve shqiptarë.?

?Koha nuk pret tashmë për të krijuar një front të përbashkët opozitar me të gjithë faktorët politikë, të majtë, të djathtë, shoqëri civile, botë akademike dhe çdo qytetar, kundrejt kësaj qeverie arrogante që kërcënon të tashmem dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. Ne jemi të hapur dhe nuk kemi asnjë lloj kompleksi për sa i përket bashkëqeverisjes së fronit opozitar", tha ajo.

Kryemadhi tha se krimi i organizuar ka kapur qeverinë deri në maje, ?duke filluar nga kreu i qeverisë, e duke vazhduar me çdo segment qeverisës?.

?Ka ardhur koha të zgjohemi, t?i japim fund kësaj arrogance dhe këtij kriminaliteti?, tha ajo duke shtuar se ?ky është një nga momentet më të vështira që po kalon Shqipëria që prej vendosjes së diktaturës në vitin 1945.?/tvklan.al