Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi jep sinjalet e para se është gati për një bashkëpunim me Partinë Demokratike në frontin opozitar kundër qeverisjes.
Kryemadhi deklaroi gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të partisë se forca që ajo drejton është e hapur për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar me të majtë dhe të djathtë. Më herët edhe Lulzim Basha e ka cilësuar të domosdoshëm krijimin e një fronti opozitar kundër qeverisjes.
?Krimi po kap policinë dhe drejtësinë. LSI do të futet në një proces hapje dhe rigjenerimi për një politikë ndryshe, që prodhon mirëqenie dhe begati. Ne do të bëjmë një analizë të strukturave në të gjithë vendin. Shqipëria ka nevojë akute për një opozitë të fortë, për një opozitë ballore pa kompromis.
Koha nuk pret për të bashkuar një front të përbashkët për të majtë dhe të djathë kundër qeverisjes. Ne jemi të hapur për bashkëqeverisjen për frontin opozitar. Duhet të quhet fronti kombëtar kundër krimit të organizuar.