Report TV - Tetori Rozë/Mazreku:Gratë rol aktiv në vetekzaminimin e kancerit të gjirit

2018-05-03 2

Kanceri i gjirit është aktualisht në krye të listës së llojeve të kancerit te gratë në botë.

Në Shqipëri ky kancer haset më shpesh tek gratë dhe vajzat me rreth 450-500 raste të reja çdo vit. Mjekja onkologe Adelina Mazreku, në një intervistë për Report Tv, na njeh me faktorët e rriskut të kancerit të gjirit.

?Ndër faktorët janë faktorë hormonalë. Për shembull ardhja e mestruacioneve në moshë të re apo ikja e tyre në moshë të madhe bën që gjiri i femrës të jetë i ekspozuar ndaj hormoneve femërore që njihen si faktorë risku. Numri i lindjeve, sa më shumë lindje dhe lindja në moshë të sa më të re është një faktor mbrojtës.Sigurisht ka të bëjë mënyrë e të jetuarit, obeziteti? shprehet Mazreku.

Teksa ndalet tek mamografia dhe eko e gjirit si mjetë që ndihmojnë në diagnostifikimin e kancerit në faza të hershme, mjekja Mazreku na njeh me shenjat e para të pranisë së tumorit.

?Kanceri, manifestimin e parë ka prezencën e një kokrre mund të jetë tërheqja nga brenda e gjirit, nëse ngre duart lartë mund të shohësh një tërheqje të lëkurës nën të mund të jetë një tumor. Një zmadhim një zvogëlim i gjirit deformimi janë disa nga shenjat?sqaron doktoresha.

Free Traffic Exchange