Mungesa e mbikalimit rrezikon kalimtarët

2018-05-03 0

I madh dhe i vogël e kalojnë rrugën duke kapërcyer trafikndarëset. Këtë e bëjnë disa herë në ditë. Kapërcimi i trafikndarësve me anë të një shkallë të improvizuar, mbetet zgjidhja e vetme për ta.

Një segment rrugor jo më i gjatë se 3 kilometra që ndan disa qendra tëe banuara, por edhe shkollën 9-vjeçare dhe ate të mesme të zonës së ish-Kënetës.

Në rrugën qe kryen funksionin e unazës së qytetit, nuk është marrë asnjë masë në dobi të komunitetit, siç është vendosja e një mbikalimi.

Banorët thonë se lënia hapur e barrieres anësore që shërben për izolimin e zhurmave enkas për të kaluar, po i rrezikon.

Një mbikalim është kërkuar aq herë saqë banorët nuk besojnë në realizimin e tij. Ndoshta ashtu sikurse edhe në shumë rrugë të tjera të vendit, duhet të humben jetë njerëzish për t'u ndërgjegjësuar.

Tv Klan

Free Traffic Exchange