Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Personi i arrestuar në Durrës bashkë me shtetasin Mariel Fierza, i dyshuari si anëtar i bandës së Lulzim Berishës, deklaron se armën të cilën ia bllokoi policia mbrëmjen e të martës, e mbante me leje.
Ora News ka siguruar procesverbalin e marrjes në pyetje në polici të shtetasit Genti Nderjaku, i cili u ka thënë hetuesve se lejen e ka marrë rreth një muaj më parë por se nuk e kishte me vete në momentin që u ndalua nga forcat e rendit.
Dëshmia: Jam pajisur me leje për armën rreth një muaj më parë pasi e kam blerë pistoletën tek poligoni tek katër rrugët e Shijakut.
Arma është e re dhe e papërdorur dhe unë kasha dëshirë ta bëja provë tek poligoni pasi nuk ka bërë qitje asnjëherë. U takova me shokët e mij dhe rrugës na rrëmbeu rutina ndaluam për drekë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/i-ndaluari-se-bashku-me-te-besuarin-e-lul-berishes-kishte-arme-me-leje/