Një grup auditi do të zbarkojë në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugës për të verifikuar të gjithë praktikën e autostradës Tiranë ? Elbasan.
Auditi është udhëruar nga Ministri i Infrastukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Burime zyrtare thonë për Televizionin Klan se ekspertët do të kontrollojnë të gjithë dokumentacionin e kësaj vepre dhe mënyrës se si është zbatuar plani për ndërtimin e saj.
Burimet thonë se shkak për të nisur kontrollin është bërë vonesa në përfundimin e këtij aksi, i cili edhe pse ka nisur 8 vite më parë ende nuk ka përfunduar.
Një tjetër pikë e auditimit do të jenë edhe për kostot që ka marrë vepra. Rruga ka faturuar deri 435 milionë dollarë.
35 milion u dhanë si fond shtesë në Mars të këtij viti, me kërkesë të Ministrisë së Transporteve dhe vendim të parlamentit.
Autoriteti Rrugor ka ndryshuar disa herë projektin e kësaj vepre, për shkak të rrëshqitjeve të tokës në zonën e Ibës.
Tv Klan