Ora News - Ringritja e PD, Bode: Rizgjedhja e kryetarit, kusht i panegociueshëm

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode, sqaroi platformën për ringritjen e PD, ndërsa tha se gjithçka nis me zhbërjen e 22 korrikut ditë kur Basha mori mandatin e dytë si kryetar. Bode tha se ky është një kusht i panegociueshëm dhe për ringritjen e kësaj force politike duhet të garantohet një garë dhe analizë e ndershme. Anëtarët e lëvizjes për ringritjen e Partisë Demokratike, parashikojnë dhe takime me anëtarësinë për të imponuar zgjedhje te lira brenda kësaj force potlike.
Pas publikimit të platformës për ringritjen e Partisë Demokratike, ish deputeti Ridvan Bode, i cili kishte hedhur firmën e tij në atë projekt, thotë se dokumenti është baza për realizimin e bashkimti të kësaj force politike. Platforma që mban firmën e kundërshtarëve të Lulzim Bashës, pritet të dorëzohet zyrtarisht në Partinë Demokratike, ndërsa në bazë të saj ka ripërsëritjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit, pasi sipas hartuesve të saj organizimi i një gare të ndershme i shërben forcimit dhe unifikimti të saj.
Bode: Qëllimi i kësaj lëvijze nuk është të gjejë konsensus midis nesh, drejtuesve aktualë të PD, kryetarit të PD. Ka një qëllim më të gjerë se kaq, të bashkojmë gjithë PD përmes një procesi analize të thellë, jo të orientuar dhe diktuar, por ashtu sic e mendojnë demokratët. Përmes kësaj analize të ftohen për të rindërtuar të gjitha organet drejtuese, nga seksioni tek nivelet më të larta.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ringritja-e-pd-bode-rizgjedhja-e-kryetarit-kusht-i-panegociueshem/

Free Traffic Exchange