Bizneset fshehin xhiron të paguajnë më pak tatim – fitim

2018-05-03 0

Kjo është dita e tretë që grupet e organizuara të kontrolleve tatimore kanë dalë në terren për të verifikuar punën dhe deklarimet e bizneseve.

Në disa aktivitete kontrolli nuk zgjat më shumë se 15 minuta, e ndërsa te disa të tjerë është më i gjatë. I njëtjë me rastin e një biznesi, i cili nuk preu kuponin tatimor për qytetarin.

Pavarësisht shkeljeve dhe penalizimit të ndërmarrjeve, Ministria e Financave thotë se aksioni nuk ka si qëllim vendosjen e gjobave. Në tre ditët e para, grupet e kontrollit në terren kanë verifikuar 1394 subjekte, ndërsa 6500 të tjerë janë kontaktuar për të përfituar nga ligji i fshirjes së gjobave.

Në planin e veprimit janë ndarë 78 zona në të gjithë vendin, të cilat po kontrollohen nga inspektorë të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës. Deri tani janë 95 grupe që po kontrollojnë bizneset e paregjistruara, përdorimin e kasave fiskale, lëshimin e kuponit dhe deklarimin e të puënsuarve.

Përveç kontrollit në terren, tatimet po kontrollojnë edhe xhiron e biznesve, ku nga 717 ndërmarrje, 373 rezulton se kanë deklaruar kufi më të ulët të të ardhurave, duke paguar si rrjedhim tatim ? fitim më të vogël.

Tv Klan