Mazhoranca do të hartojë një ligj të ri për funksionimin e Dhomave të Tregtisë. Nisma vjen pas rrëzimit të ligjit të parë, i cili detyronte të gjithë bizneset pa përjashtim të antarësoheshin në dhomë dhe të paguanin tarifë për antarësimin.
Bizneset janë ftuar në komisionin parlamentar për të dhënë mendimet e tyre, ku për herë të parë janë përplasur grupi kundër anëtarësimit me detyrim dhe grupi që kërkon sërish rikthimin e ligjit sipas modelit që ishte.
Ines Muçostepa, kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë: ?Një pjesë e dhomave janë inekzistente, vetëm prej ligjit, vetëm prej mosanëtarësimit të subjekteve pranë tyre?.
Alketa Uruçi, anëtare e Dhomës Amerikane të Tregtisë: ?I detyron Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë jo vetëm që të regjistrohen pranë unionit të dhomave, por edhe të transferojnë 25% të kuotave që ata arkëtojnë nga anëtarët e tyre tek unioni i dhomave?.
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që ligjin e ri ta bëjnë me konsensus të plotë mes grupeve të biznesit. PD dhe PS votuan një vit më parë pro ligjit që i anëtarësonte bizneset me detyrim në Dhomën e Tregtisë. Shumë shoqata e kundërshtuan ligjin me argumetin se cënon konkurrencën dhe lirinë e tyre, ndërsa presidenti Nishani e ktheu për rishqyrtim në kuvend.
Tv Klan