Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi dhe atë të PS, Gjetan Gjetani për t'u hequr mandatin, me pretendimin se rezultojnë me rekorde kriminale në Itali. Kërkesa e PD është firmosur nga 37 deputetë, mes të cilëve edhe kryetari demokrat Lulzim Basha. PD thotë se i ka siguruar të dhënat në rrugë informale. Selia blu i ka kërkuar edhe Prokurorisë të bëjë verifikimin e figurës së deputetëve.
?Nga të dhëna të bëra me dije në rrugë informale, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Aqif Rakipi ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t?u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian?, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD.