Qytetarët do të kenë mundësi që të marrin informacion në kohë reale për aktivitetet kulturore, sportive e argëtuese, por edhe për destinacionet e itineraret turistike e historike të Tiranës. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me UNDP-në prezantuan sot aplikacionin ?Tirana Ime Outdoor? (TIO), duke i dhënë komunitetit urban dhe të gjithë vizitorëve një çelës hyrjeje në një botë outdoor.
I pranishëm në promovimin e këtij aplikacioni ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se tashmë Bashkia e Tiranës ka mundësi që t?u ofrojë grupeve të ndryshme mundësi të larmishme për të kaluar kohën e lirë dhe për të bërë një jetë të shëndetshme.