Report TV - Deklaratat e Lu, Balla: Ditët në vijim policia do godasë fort krimin

2018-05-03 0

Për herë të parë mazhoranca ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikanë Donald Lu se në Shqipëri ushtrojnë aktivitet kriminal 20 familje. Kreu i grupit socialist, Taulant Balla u pyet nga Report TV për këtë çështje dhe paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje të fuqishme nga policia kundër krimit.

Këto deklarata Balla i bëri gjatë një konference për shtyp ku prezantoi futjen në rend dite të parlamentit miratimin e Kodit të Sjelljes së deputetëve që kufizon ligjvënësit të kenë favore.

Ky Kod qëndron në parlament në pritje që prej 3 marsit të vitit 2014, dhe është zvarritur pavarësisht përpjekjeve dhe thirrjeve të OSBE-së për ta miratuar atë.

"Kodi do përfshijë kufizime për aktivitete të cilat deputeti nuk duhet t'i ushtrojë gjatë mandatit të deputetit, si ato private. Të jemi në shërbim të një politike më korrekte. Kodi është hartuar me ekspertizë ndërkombëtare", tha Balla.