PD: Hetim dy deputetëve Aqif Rakipi e Gjetan Gjetani - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita i rikthehet dekriminalizimit, këtë radhë duke vënë në shënjestër dy deputetë të tjerë, nga PDIU dhe nga Partia Socialiste. Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së, verifikimin e formularit të vetëdeklarimit për Aqif Rakipin dhe Gjetan Gjetanin

Përmes një letre drejtuar dy institucioneve këtë të mërkurë, PD thotë se duhen verifikuar formularët e vetëdeklarimit, pasi deputetet kanë rekorde kriminale ne Itali


Sipas PD nga të dhënat e siguruara në rrugë informale, ekziston dyshimi se Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani ndodhen në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për tu zgjedhur në një funksion publik, për shkak të dosjeve penale në vendin fqinj. Për këtë arsye demokratët kanë kërkuar që Rakipit dhe Gjetanit t?iu ndërpritet mandati.

PD sqaron se kërkesa bëhet në kushtet kur pavarësisht fakteve të njohura botërisht, institucionet përkatëse nuk kanë kërkuar verifikimin e plotë të të dhënave në përputhje me ligjin.