Pas kërkesës së PD drejtuar Prokurorisë dhe KQZ-së për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi, PDIU dhe Gjetan Gjetani, PS, dy deputetët kanë reaguar për Report Tv. Rakipi ka thënë se kërkesa e PD për mandatin e tij është sulm politik. Rakipi shprehet se nuk ka asnjë problem me drejtësinë italiane dhe se do vijojë punën si deputet i qarkut të Elbasanit në Kuvendin e Shqipërisë.
"Unë s'di asgjë për këtë që po bën PD, s'kam dijeni për këtë kërkesë. Nuk kam asgjë për këto që pretendojnë ata, pra s'kam asnjë problem me drejtësinë italiane. Janë thjeshtë sulme politike të PD e cila gjithë kohën thotë të njëjtat gjëra. Le të hetojë kush të dojë për personin tim. Do vijoj punën si deputet i qytetit të Elbasanit", u shpreh deputeti i PDIU, Aqif Rakipi.