Deputeti socialist i Qarkut të Lezhës, Gjetan Gjetani tha për Report Tv se ndryshe nga sa pretendon PD, ai nuk ka qenë kurrë në Itali.
?Nuk jam njohur ende me kërkesën e PD-së. S?kam qenë kurrë në Itali dhe në asnjë vend jashtë?, deklaroi ai.
PD iu drejtua sot KQZ-së me një kërkesë për heqjen e mandatit deputetëve Aqif Rakipi, PDIU dhe Gjetan Gjetani, PS, me pretendimin se rezultojnë të kenë rekorde kriminale në Itali.