Tritol pronares së dyqanit, policia çaktivizon në kohë lëndën plasëse - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bruna Aliaj pronarja e nje dyqani rrobash pranë ?Tregut Elektrik? ne Tiranë, i shpëtoi mrekullisht tentativës së dytë për ta eliminuar me lëndë plasëse, në harkun kohor të 6 muajve.

Kësaj herë një kallëp tritoli me fitil përcjellës ishte vendosur në derën e dyqanit. Ishte vetë Aliaj ajo e cila pikasi lëndën plasëse dhe lajmëroi forcat e policisë. Mënjëherë u bë rrethimi i zonës dhe bllokimi i qarkullimit të mjeteve.


Pas mbërritjes së njësisë antieksploziv, u arrit të zhvendosej pako e dyshimtë nga rruga ?Petro Nini? dhe më pas çaktivizimi i saj ndonëse hetuesit dyshojnë se ky është një tjetër paralajmërim që i bëhet asaj pas shpërthimit të makinës.

Ngjarja ndodhi në maj fare pranë Prokurorisë së Përgjithshme kur automjetit në pronësi të saj iu vu një sasi tritoli. Gruaja e kishte parkuar makinën e saj si çdo herë tjetër poshtë pallatit ku jetonte e vetme, pasi prej kohësh ishte e divorcuar.

E pyetur në polici në atë kohë, Aliaj rrëfeu se nuk ka konflikte me njeri, përveç atyre që kishte pasur kohë më parë më bashkëshortin, gjë që i çoi edhe drejt divorcit.

Free Traffic Exchange