Prokurori Gjon Juncaj per Klan Plus: Monitorim vettingut, reforme te ndershme

2018-05-03 6

Në sallën ku foli ambasadori Donald Lu të paktën një njeri nuk u surprizua nga emrat e kriminelëve shqiptarë të pandëshkuar. Dhe ky pa dyshim është Gjon Juncaj amerikano-shqiptari që mund të sjellë më në fund ndëshkimin e korrupsionit politik që ka lulëzuar në 27 vitet e Shqipërisë post komuniste.

Prokurori shqiptaro-amerikan, prej dy vitesh asiston sektorin Task-Forcë kundër korrupsionit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në intervistën ekskluzive për Klan Plus, Gjon Junçaj shprehet optimist për rezultatet e pritshme të reformës në drejtësi.

?Ne shpresojmë që reforma në drejtësi të implementohet me ndershmëri, sepse kjo është me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, dhe ne do ta monitorojmë nga afër?.

Më 16 Shtator të këtij viti Juncaj në Tedex Tirana u deklaroi të pranishmeve se ishte i turpëruar nga mungesa e ndershmërise në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Gjon Juncaj ka një eksperiencë 15-vjeçare në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, i fokusuar në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve dhe pastrimin e parave, dy nga veprat penale që hetohen aktualisht nga njësia antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.